Shqipëria ka pësuar humbje në miqësoren e parë të nëntorit.
Kombëtarja shqiptare pësoi humbje nga kampionia në fuqi e Evropës, Italia
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Air Albania Stadium” përfundoi me rezultatin 1:3.
“Kuqezinjtë” kaluan të parët në epërsi në minutën e 16-të, falë një goli të bukur të shënuar me kokë nga Ardian Ismajli.
Megjithatë, italianët reaguan shpejt dhe përmbysen rezultatin.
Fillimisht shënoi Giovanni Di Lorenzo në minutën e 20-të, kurse pas pesë minutave shënoi edhe Vincenzo Grifo.
Grifo shënoi edhe në minutën e 64-të për t’ia dhuruar fitoren “Azzurrëve”.
Shqipëria regjistroi disa raste të mira shënimi, por në dy raste goli u mohua nga shtylla, teksa edhe portieri i Italisë, Alex Meret, ishte në natën e tij sonte dhe priti disa goditje të futbollistëve shqiptarë.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje drejtësia u nda nga gjyqtarët e Kosovës; Genc Nuza, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.
Kujtojmë se Shqipëria pas tri ditësh, më 19 nëntor, do të luajë ndeshjen tjetër miqësore, kundër Armenisë.
Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e Shqipërisë për këtë vit.