Shpërthimi tragjik në Stamboll, këngëtari kosovar lajmërohet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Këngëtari kosovar, Shpat Deda, po qëndron në Stamboll, aty ku pasdite ndodhi një shpërthim i fuqishëm, duke lënë dhjetëra persona të vrarë e të plagosur.

Ai ka publikuar një video në Twitter menjëherë pas shpërthimit, duke shkruar: “Po ndodh tani në Taksim në Stamboll përballë hotelit ku po qëndroj. Një bombë u dëgjua më herët dhe ka raportime për njerëz të plagosur dhe/ose të vdekur”, ka shkruar Deda.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, ka shkruar në Twitter se shpërthimi ndodhi në orën 16:20 dhe se ka viktima dhe të plagosur.