Shefi i Botërorit tregon se çfarë ndodh në Katar kur njerëzit kapen dorë për dore

CEO i Botërorit 2022 në Katar ka treguar se çfarë do të ndodh me njerëzit të cilët kapen dorë për dore gjatë kësaj gare në vendin e tij.

Duke folur për Sky, transmeton GazetaExpress, Nasser Al Khater ka insistuar që njerëzit do të mund të ecin dorë për dore gjatë turneut të shtetin e Gjirit Persik.

“shikoni, ne gjithmonë kemi thënë se të gjithë janë të mirëpritur këtu”, tha ai.

“Gjithçka që ne kërkojmë është që njerëzit ta respektojnë kulturën. Të gjithë janë të mirëpritur këtu dhe të gjithë to të jenë të sigurt kur vinë në Katar. Të gjithë”.
Megjithatë, pavarësisht sigurisë që jep Al Khater, shumë tifozë janë shfaqur të kujdesshëm duke marrë informata se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë jo në Lindjen e Mesme.

Dje, tifozët u njoftuan se nuk mund të blejnë alkool para tetë stadiumeve që mbahet gara.

Ka pasur po ashtu pyetje se si do të trajtohen anëtarët e komunitetit LGBT+ pas arritjes atje, me Josh Carvalho, i vetmi mashkull profesionist që e ka pranuar se është homoseksual, i cili tha se do të ishte “i shqetësuar” për sigurinë e tij nëse udhëton në Katar.

“E di personalisht, nëse shkoj atje unë do të mbrohem për shkak se tashmë jam në syrin e publikut”, i tha Cavallo Amanda Davies të CNN muajin e kaluar.

“Por, nuk është vetëm kjo që me shqetëson. Janë ata që me dërgojnë mesazhe mua. Janë këta njerëz që nuk janë në sytë e publikut që janë të frikësuar madje që të ecin vetëm nëpër rrugë”.

Al Khater i është përgjigjur yllit të Adelaide United në atë kohë, duke argumentuar se “askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar” në rrugët e Katarit.

Ai kishte mbështetjen në konferencën e fundit për shtyp të Presidentit të FIFA-së, Gianni Infantino, i cili i përshkroi raportet e mediave perëndimore për Katarin si hipotetike.

“Unë jam europian”, tha ai para mediave. “Për ata që ne kemi bërë për 3000 vite në mbarë botën, ne duhet të kërkojmë falje 3000 vitet e ardhshme para se të japim mësime morali”.

“Ky mësim moral i një anshëm është vetëm një hipokrizi…Katari është gati, do ta organizojnë Botërorin më të mirë të mundur ndonjëherë.

Botërori fillon nesër, pra të dielën, me Katarin që luan kundër Ekuadorit.