Senegali mposht Ekuadorin dhe kalon në 1/8 e finales në Kupën e Botës


Senegali ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Ekuadorit dhe ka siguruar kalimin tutje në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Senegalezët shënuan fitore me rezultatin 1:2, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin A.

Ismaila Sarr (44’ – nga penalltia) dhe Kalidou Koulibaly (70’) shënuan në fitoren e Senegalit.
Moises Caicedo (68’) e shënoi golin e vetëm për ekuadorianët.

Senegali me 6 pikë kalon në 1/8 e finales nga pozita e dytë e grupit, bashkë me Holandën që kalon tutje si lidere.

Senegali në fazën e ardhshme do të përballet me kombëtaren që kalon si e para nga Grupi B.