Ronaldo del me një mesazh të madh para ndeshjes së parë të Portugalisë në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo është gati për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sulmuesi portugez ka publikuar një fotografi nga stërvitja me ekipin kombëtar.

Ai bëri të ditur se te kampi i Portugalisë po mbizotëron energjia e mirë.

“Energji e mirë, ndjenja të mira, i njëjti përkushtim dhe i njëjti përqendrim që vendosim në secilën sfidë. Fokus! Vullnet! Besim! Kudo që të jeni, Portugalia, gjithmonë!”, shkroi Ronaldo në “Instagram”.

Kujtojmë se Portugalia është në Grupin H, bashkë me Ganën, Uruguain dhe Korenë e Jugut.

Portugalia ndeshjen e parë më 24 nëntor, kundër Ganës.