Ejup Berisha
Revolucioni i kosit është emertim për protestat masive në ish KSA-në e Vojvodines të cilat kanë filluar në verën e vitit 1988 dhe kanë kulmuar në Novi Sad më 5 tetor. Në vitin 1988, kur ndërtesa ku ndodheshin zyrtarët më të larte LK-të Vojvodinës ishte nën rrethim nga demonstruesit, kjo protestë ka nisur nga Backa Pallankë, punëtorët atje udhëhiqeshin nga Mihalj Kertes. Të nesërmen, kur u bë e sigurt se autoritetet federale, pra ish armata e Jugosllavisë, nuk do të ndërhynte për ti shpërndarë protestuesit dhe për t’i dhënë fund rrethimit, zyrtarët kryesorë të Vojvodinës ranë dakord me kërkesat e protestuesve dhe i dhanë dorëheqjet e tyre e më pas shumë shpejt u zëvendësuan nga mbështetësit e Sllobodan Milloshevicit. Revolucioni i kosit eshte prodhues i nje modeli të ri të demokracisë qe un do ta quaj Model të Demokracise se tharët. Ky model i demokracisë eshte i tillë i tharet per faktin se kur kosi si bylmet rrin gjatë kohë pa u konsumuar atëher ai me kalimin e kohës merr shije shumë të tharët edhe demokracia në shtetet e Gadishullit Ballkanik nuk po zbatohet kështuqë edhe kjo ka filluar të therbet, Prandaj në modelin e demokracisë së tharbët gjithcka është e tillë pra ka shije të tharbët. Kjo vlenë duke filluar prej vendimeve politike, sjelljeve të politikanëve por edhe nga gjendja emocionale dhe disponimet e qytetarëve. Pra kur njerëzit konsumojnë ushqime të tharbëta fityrat e tyre shtrembërohen dhe prishen. Kjo ndodh për shkak të vrazhdesise dhe asgpërsisë që e prodhon aktualiteti banal politik si pasoje e ngjarjeve dhe vendimeve te tharbëta që I prodhin politika në Republikën e xhizës me model të demokracisë së tharbët. Mjekët thonë se shija e tharbët është shkaktare për shkurtimin e jetëve të njerëzve por gjithashtu një jetesë e keqe pa kushte të volitshme në një shoqëri apo dhe në një shtet gjithashtu është shkak për shkurtimin e jetëve të qytetarëve. Kosi i rendomte nuk eshte i ngjashëm me kosin bashkëkohor apo me variacionet e tij të përpunuara industriale me shije te ndryshme të pemëve të cilat sot janë shumë të shijshme dhe të ëmbla. Demokracia në fakt duhet të jetë kombinim i kosit tradicional për nga veçoritë ushqyese por edhe të kosit bashkekohor për shkak të shijes së ëmbël të tij. Kjo shije duhet të jetë prezente në realitetin politik, duke filluar nga sjelljet e politikanëve e deri te pamja dhe disponimi i mire i qytetarëve. Për të ndodhur këto gjëra duhet shmangur Republikën e xhizës dhe demokracinë e tharbët që është tregues së të njëjtët janë vjetruar dhe se duhet të ndryshohen me kosin bashkëkohor që prodhon shije të ëmbël sepse shija e mire është shumë e rëndësishme për të prodhuar disponim dhe buzqeshje në fityrat e qytetarëve. E kur qytetarëve politika ua servon që ta hanë kosin tradicional me përbërës ushqyes të kombinuar me shijen e kosit industrial atëher ata do të jenë më në disponim dhe me më të lumtur dhe më me shpresë kjo sa I përket jetës dhe kushteve të jetesës që krijohen nga politika. Republika e xhizës ka filluar të aktualizohet dhe do të jetë prezente nëpër shtetet e botës për sa kohë kriza ekonomike dhe finaciare do të jetë aktuale nëpër botë.