Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë dy ditësh, ndërkohë që situata në disa zona është problematike. Një situatë e rënduara paraqitet në Shkodër që prej ditës së djeshme, ku reshjet e shumta të shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve kanë përmbytur 2405 hektarë tokë dhe 590 banesa. Teksa shumë zona janë nën ujë, qytetarët kanë lëvizur me varka për të shpëtuar jetën duke u evakuuar në një vend të sigurt. Në Shkodër u konfirmuan edhe dy viktimat e para nga moti i keq, ku babë e bir i mori dje rryma e ujit dhe u gjendën të pajetë sot. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar disa përmbytje në disa zona në Fushë-Krujës. Probleme ka me energjinë elektrike në disa zona ku ka pasur ndërprerje të shpeshta. Situata në Vlorë gjatë mëngjesit të kësaj të hëne ka qenë relativisht e qetë./Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Alarmi portokalli/ Maqedonia e Veriut nën “pushtetin” e dëborës!
- ‘Çfarë nuk kanë fantazuar’, Rama: Vëllai im s’ka kërkuar dhe nuk ka marrë asnjë favor. Po ashtu, ime shoqe dhe vajza jonë
- Shpëtohen pesë fëmijë dhe një i rritur të bllokuar nga bora në fshatin Rajçani
- “Më kanë bërë përdorues droge, kriminel, blerës votash”/ Rama: Çerek shekulli, akuza pa prova nga katrani i madh
- Shoqata “Tradita” e themeloi Çmimin “Selim Ramadani”
- Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
- LSDM: VMRO-DPMNE po pasuron elitën, teksa pasiguria ekonomike tek qytetarët po rritet
- Peshkaqeni “dhelpër” 3.5 m i gjatë në Orikum, del në breg (VIDEO)
- Kapen 7 barzilianka në Dobërdoll
- Arrestohet djali i Valbona Selimllarit