Edoardo Reja raportohet se do të largohet nga pozita e përzgjedhësit te Kombëtarja e Shqipërisë.
“Sport Italia” ka raportuar ekskluzivisht këtë të martë se Reja do të zëvendësohet nga Luigi Di Biagio.
Sipas mediumit italian, 51-vjeçari është tashmë pranë pankinës së Kombëtares shqiptare.
Kështu Reja, i cili ka kontratë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2022, pritet të zëvendësohet nga bashkëkombësi i tij.
Nëse kjo marrëveshje finalizohet, atëherë Di Biagio do të debutonte me “Kuqezinjtë” më 16 nëntor, në ndeshjen miqësore kundër Italisë.
Luigi Di Biagio ka udhëhequr më herë Kombëtaren U21 të Italisë. Ai së fundmi ishte trajner te skuadra e Spalit.
Esclusiva ‼️
Di Biagio vicino alla panchina della nazionale albanese✍🏻
L’ ex tecnico dell’ U21 affronterebbe la Nazionale maggiore di Roberto Mancini il prossimo 16 novembre a Tirana#sportitalia #albania #nazionale pic.twitter.com/0N6yb5zGUG
— Sportitalia (@tvdellosport) November 1, 2022