Rama u përgjigjet akuzave për Portin e Durrësit: “Eagle Hills” po investon dhe në Kroaci

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se kompania e cila do të ndërtojë Portin e Durrësit është e mirëpritur edhe në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”.

Sipas kryeministrit, ky investim në Zagreb do të jetë sa një e katërta që kompania e Alabbar do të investojë në Shqipëri.
“Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat”, shkruan Rama në twitter.

Rama u përgjigjet akuzave për Portin e Durrësit: “Eagle Hills” po investon dhe në Kroaci