Profesor Doktor Ylber Sela është miku më i mirë i imi apo Honoris Causa

Ejup Berisha

Profesor Doktor Ylber Sela ti je miku im i vërtete, më i miri dhe më i madhi në këtë botë. Unë në dhjetë vitet e fundit nuk kamë pasur miq të tillë përvec Isen Saliut, Qashif Bakiut dhe Izer Maksutit pra këta janë miqt e mi shumë të mirë dhe të mëdhej. I vecantë për mua është edhe vëllau im Muharrem Faiku i cili është njeri fenomenal dhe i mrekullueshëm. Njeriu që tĕ përkrah dhe të ndihmon në castet më të vështira të jetës me automatizëm është miku i yt më i miri dhe më i madhi. Edhe Profesor Ylber Sela me 1 nëntor bëri një gjest shumë madhështor për mua dhe prej atëher ky intelektual i madh dhe ky njeri shumë i mirë nga Struga është miku im më i madhi më i miri dhe më i sincerti. Nëse je në fund të Oqeanit i përmbytur dhe dikush ta zgjat një mjet dhe të nxjerr prej aty thellë kjo do të thotë se ai që e ka bërë këtë gjë për ty ta ka shpëtuar jetën. E ai që ta shpëton jetën duhet me automatizëm të shpallet Mik i madh I mirë apo Honoris causa. Prandaj Z.Ylber Sela sot më 26 nëntor dy ditë para 28 nëntorit ditës së madhe të pavarsisë së shtetit shqiptar Shqipërisë të shpall mikun tim më të mirë e më të madh apo Honoris causa. Zoti të shpërbleftë me gjitha të mirat e kësaj bote, të bëftë Akademik të shkencave dhe njeriun më me ndikim në mesin e shqiptarëve të RMV-së.Këso njerëz si ti i duhen kombit shqiptarè apo njerëz sic thashë më lartë njerëz të mirë, të edukuar, të kulturuar dhe intelegjent.