Pirlo, Balotelli, Cassano…: Skuadra e fundit e Italisë në një Botëror

Pirlo, Balotelli, Cassano…: Skuadra e fundit e Italisë në një Botëror

Italia fatkeqësisht po shikon vendet e tjera që po lajmërojnë skuadrat e tyre për Katar 2022, derisa Football Italia ka publikuar skuadrën e fundit të Azzurri që mori pjesë në Botëror e ku aty përfshihen disa emra të njohur si: Andrea Pirlo, Mario Balotelli dhe Antonio Cassano.

Hera e fundit që Azzurri morën pjesë në këtë garë ishte vitit 2014, kur gara ishte mbajtur në Brazil.

Cesare Prandelli ishte trajner i kombëtares italiane dhe Azzurri dukeshin në formë të mirë pasi që kishin arritur finalen në Euro 2012, pra dy vite më herët.
Megjithatë, ata dështuar që të kalojnë fazën e grupeve, duke mbledhur tri pikë në Grupin D, ku ishte Uruguai, Kosta Rika dhe Anglia.

Ata e fituan ndeshjen debutuese kundër Tre Luanëve me rezultat 2-1 por humbën nga Uruguai dhe Kosta Rika me rezultat 1-0.

Ndeshja e fundit e grupeve solli sagën e njohur në media, kafshimin e krahut të Giorgio Chiellini nga Luis Suarez, e që ende kujtohet si njëri nga momentet më ikonike dhe kontraverse të kësaj gare.

Hera e fundit që Italia ka luajtur ndeshje në eliminim direkt ka qenë Botërori i 2006, kur futbollistët e Marcello Lippit e fituan trofeun e çmuar në Gjermani.

Kjo ishte skuadra e Azzurri në Botërorin e 2014:

Portierë: Buffon (Juventus), Perin (Genoa), Sirigu (Paris St. Germain);

Mbrojtës: Abate (Milan), Barzagli (Juventus), Bonucci (Juventus), Chiellini (Juventus), Darmian (Torino), De Sciglio (Milan), Paletta (Parma);

Mesfushorë: Aquilani (Fiorentina), Candreva (Lazio), De Rossi (Roma), Marchisio (Juventus), Thiago Motta (Paris St. Germain), Parolo (Parma), Pirlo (Juventus), Verratti (Paris St. Germain);

Sulmues: Balotelli (Milan), Cassano (Parma), Cerci (Torino), Immobile (Torino), Insigne (Napoli).