Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti janë takuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron në Paris.
Dy krerët e shtetit po qëndrojnë atje me ftesë të Macronit për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Ndërkohë, ky forum, ku po merr pjesë edhe presidenti serb Vuçiq, do të shfrytëzohet nga europianët për të diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Kosovë. Nga Bashkimi Europian kanë njoftuar se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, do të takojë kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq në takime të ndara.
Siç thuhet në njoftim këto takime Borrell do t’i zhvillojë “për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE”.