Nottingham Forest është befasia e radhës në Carabao Cup, pasi që ka eliminuar Tottenhamin nga EFL Cup e Anglisë. Lodi (50’) dhe Lingard (57’) shënuan për vendasit të cilët luajtën me një lojtar më pak për më shumë se 15 minuta lojë, pasi që Mangala u ndëshkua me të kuq.
Carabao Cup do të vazhdojë pa Tottenhamin, pasi që ata janë eliminuar nga kjo garë me rezultat 2-0 nga Nottingham Forest.
Në pjesën e dytë, Nottingham Forest shënoi dy gola brenda 7 minutave. Lodi shënoi gol të bukur në minutën e 50-të kurse rezultati u dyfishua në minutën e 57-të nga Lingard.
Nottingham mbeti me një lojtar më pak, pasi që në minutën e 75-të nga ndeshje me të kuq u ndëshkua Mangala.