Neymar befason me objektivat e tij për Katar 2022

Braziliani është i përgatitur për ta fituar kupën e Botës në Katar

Neymar dhe PSG janë duke u përgatitur për ndeshjen e fundit që do ta kenë të dielën kundër Auxerre, e cila është e fundit para se ai të udhëtojë në Katar 2022 për Botëror.

Braziliani do të jetë njëri nga yjet e mëdhenj në këtë ngjarje dhe është në një top formë. Për momentin ai është lider në Kombëtaren e Brazilit dhe shpreson që ta sjell në shtëpi trofeun për vendin e tij.
Këtë sezon, ai është bërë ylli që PSG e ka kërkuar me aq këmbëngulje, me shënimin e disa golave dhe asistove të cilat kanë qenë kruciale për klubin që ka në pronësi pronar nga Katari.

Në moshën 30 vjeçare, Neymar të kujton më shumë atë lojtarin i cili shkëlqente aq shumë kur ishte në Barcelonë.

Megjithatë, në një intervistë për gazetën braziliane “O Globo”, Neymar nuk beson se ky është njëri prej sezoneve të tij më të mira.

“E kam filluar sezonin mirë, por të gjithë sezonet me PSG kanë qenë të mira, nëse i shikojmë numrat. Dallimi është se nuk kam pasur lëndime serioze sikurse sezoneve të kaluar dhe nuk kam qenë jashtë fushës për kohë të gjatë, e cila gjë me mërziste shumë”, tha ai.

Në Brazil, gjëja më e rëndësishme që e kanë spikatur në këtë intervistë është se ai thotë se Botërori i Katarit mund të jetë i fundit i tij në karrierë.

“Do të luaj sikurse të jetë i fundit. Le t’i luajmë të gjitha ndeshjet sikurse të ishte i fundit për shkak se ne nuk e dimë çfarë do të ndodh nesër. Nuk garantoj që do të luaj edhe në një tjetër Botëror, sinqerisht nuk e di”, tha ai.

Një tjetër sfidë për Neymar në Katar, përpos fitores se trofeut, do të jetë thyerja e rekordit të Peles. Sipas shifrave të FIFA-së, Neymar është tri gola larg për ta mposhtur Pelen si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares se Brazilit. Derisa Neymar ka 75 gola, pele ka 77.

“Pele është futbolli, Pele praktikisht është gjithçka në vendin tim. Respekti dhe adhurimi që unë kam për të është i jashtëzakonshëm”, tha Neymar.

Neymar nuk synon vetëm Botërorin

Natyrisht, në mendjen e Neymar është fitorja e trofeut me kombëtaren e Brazilit, por jo vetëm. Sigurisht, pas Botërorit ai do të sfidojë për ta fituar Ligën e Kampionëve me PSG. Kjo do ta sjell atë më afër fitores se topit të tij të Artë, një gjë që ai nuk e ka arritur kurrë në karrierën e tij.

Por, në këtë intervistë për O Globo, një Neymar më i thellë është parë.

“Me pëlqen të luaj futboll, me pëlqen të fitoj. Dëshiroj të jem më i mirë se sa jam. Dëshiroj t’i ndihmoj shokët e skuadrës, kjo është gjëja kryesore”, tha ai.

“Shpresoj që emri i imë të shkruhet në histori të futbollit. Nëse jo në futboll, në jetën e ndokujt”.

Trofetë presin një Neymar i cili dëshiron të vazhdojë duke e shijuar futbollin, si me Brazilin ashtu edhe me PSG. Futbolli, sigurisht do të jetë mirënjohës për ta.