Vedat Muriqi e ka fundosur edhe më shumë Atletico Madridin pasi që me golin e tij ka bërë që kjo skuadër të fitojë kundër një skuadre të fortë si ajo e Atletico Madrid. Pirati dardan shënoi gol me të majtën e tij në minutën e 16-të të ndeshjes
Forma jetësore e Vedat Muriqit me Mallorcas po vazhdon teksa ai ka shënuar sot golin e tetë në La Liga për këtë sezon.
Sulmuesi kosovar ishte më i spikaturi gjatë tërë ndeshjes ku përpos golit ai vazhdimisht ka kontribuar edhe në mbrojtje për skuadrën e tij.
Pjesa e parë filloi më mirë për skuadrën mysafire por vendasit do të ishin më këmbëngulës pas 10 minutave lojë.
Jaume Costa gjeti të lirë Vedat Muriqin në zonë duke pasuar tek ai. Sulmuesi kosovar nuk e pati të vështirë të shënojë gol dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 16-të të ndeshjes.
Disa minuta më vonë Morata i Atleticos barazoi rezultatin por goli u anulua nga VAR pasi që spanjolli ishte në pozitë jashtëloje.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Atletico dominoi lojën por nuk arritën që të shënojnë gol.
Muriqi ka mundur që të jetë në rolin e asistuesit edhe në një gol po që se Ndiaye do ta shndërronte në gol një pasim të Muriqit në minutën 82-të.
Pritja në këtë ndeshje u bë nga portieri Rajkovic priti në minutën e 86-të një goditje të Moratas.
Mallorca pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e 10 me 19 pikë, ndërkohë që në tri ndeshjet e fundit Mallorca ka barazuar me Espanyolin dhe ka fituar me Valencian dhe Atletico Madridin.
Atletico Madrid është në vendin e 6-të me vetëm 24 pikë aq sa ka Bilbao dhe Betis që janë në pozitat 4 përkatësisht pestë.