Messi: Guardiola përfundoi duke i bërë keq shumë futbollit

Argjentinasi në një intervistë të tij ka folur për dy ish trajnerët e tij, Guardiola dhe Luis Enrique

Lionel Messi ka thënë se qasje që Pep Guardiola ka përdorur në Barcelonë ka përfunduar duke i bërë shumë keq futbollit.

Sulmuesi argjentinas ka luajtur më se miri në karrierë nën urdhrat e Guardiolas te Barcelona në atë që sot konsiderohet si njëri prej klubeve më të mira në histori.

Duke folur në një intervistë të Movistar, programin ‘Universo Valdano’, ai kujtoi kohën e tij në Barcelonë me Guardiolan dhe Luis Enriquen kur ishin trajner tëtij.
“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit për shkak se gjithçka që ne bënim dukej shumë e thjesht dhe të gjithë dëshironin ta kopjonin atë”, tha Messi.

“Pas kësaj periudhe kam takuar shumë skuadra me stil të Guardiolës dhe pastaj ju e kuptoni çfarë ka bërë ai. Pep ka diçka të veçantë në përgatitjen e ndeshjes, për t’i parë ato, për t’i analizuar ato dhe për t’i realizuar ato”.

Çfarë thotë Messi për Luis Enrique

Ai po ashtu ka folur për Luis Enrique, me të cilin ai kishte pasur disa probleme në fillim, por në fund ato përfunduan duke pasur të dy marrëdhënie të mira.

“Isha duke u kthyer nga Argjentina pas pushimeve dhe ne do të luanim më 2 ose 3 janar, nuk me kujtohet mirë dhe unë përfundova në bankë”, tha ai.

“Ne patëm një debat që ‘zgjati pak’, por pastaj ne kemi ruajtur marrëdhënie spektakulare deri në ditën e fundit.

“Kur ai vendosi të largohej, ne i thamë atij të qëndrojë, mos të largohet, pastaj ne do të ishim mirë”.

Guardiola tani është menaxher i Manchester City në Premier Ligë, Luis Enrique është në krye të Spanjës dhe Messi luan në Ligue 1 me Paris Saint-Germain.