FIFA sot me anë të një komunikate zyrtare lajmëroi se tifozët e futbollit nuk do të mund të pinë alkool gjatë Botërorit që do të mbahet në Katar
Ka pasur kritika të mëdha për FIFA, qysh prej kohës që Katari e fitoi të drejtën për organizimin e Botërorit, ngjarjes më të madhe sportive në botë.
Por, jo të gjithë do të jenë të përjashtuar nga mos pirja e pijeve alkoolike.
Sipas faqes zyrtare në Twitter, Transfer News Live një kategori do të bëjë përjashtim në këtë rast.
“VIP-at e FIFA-së dhe mysafirët e nderit brenda stadiumeve do të mund të pinë alkool. Kjo gjë do të mbetet pjesë e pakos së tyre”, shkruan në këtë postim.
🚨 FIFA’s VIP and hospitality guests inside stadiums will still be able to drink alcohol. It will remain as part of their packages. 🥂🍾🍻
(Source: @tariqpanja)
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) November 18, 2022