Media serbe “Kurir” ka raportuar se Ushtria Serbe e ka rrëzuar një dron mbi kazermën e ushtrisë në Rashkë në orët e pasdites.
Sipas medias, pas observimit të dronit, ushtria dhe komandanti i saj, kanë vepruar dhe e kanë qëlluar dronin.
Bëhet e ditur gjithashtu se një njoftim do të lëshohet së shpejti nga ushtria serbe.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar një urdhër për të qëlluar të gjithë dronët armiqësor që hyjnë në territorin e Serbisë.
Sipas medias së afërt me Vuçiqin, ai ka vendosur ta marrë këtë vendim pas një incidenti që ka ndodhur në kufirimin me Kosovën, në Merdare dhe në afërsi të Rashkës, ku dronë të dyshimtë kanë observuar kazermat dhe pozicionet e ushtrisë serbe.