Ali Al-Bulaihi e goditi me shuplakë Lionel Messit pasi u përplas me të në përballjen e sotme mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite, në të cilët arabët shënuan fitore me rezultatin 1:2.
Mbrojtësi i Al-Hilalit iu drejtua argjentinasit me disa fjalë pasi e goditi atë në shpinë.
Messi, i cili dukej i hutuar gjatë këtij rasti, në fund filloi të qeshte.
Nuk dihet nëse kjo ishte një përpjekje për të frikësuar kapitenin e Argjentinës apo ai thjesht po argëtohej, por pas ndeshjes u sqarua rreth kësaj.
Pasi një gazetar e pyeti se çfarë tha, Al-Bulaihi u përgjigj: “Unë i thashë ‘nuk do të fitosh, nuk do të fitosh’”.
KKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKK ISSO AQUI pic.twitter.com/j3Sonbv65u
— TWITTEIRO ARARENSE (@leonardomed) November 22, 2022