Rreth 1000 mijë punonjës të policisë së shtetit do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës që do në nisë në orën 16:00.
Prej orëvë te para të mengjesit institucionet e rëndësisë së veçantë janë marrë në ruajtje nga efektivë të gardës se republikës, përfshi kryeministrinë, para së cilës është vendosur podiumi për folësit e protestës.
Edhe dera e kryeministrisë është blinduar, ndërsa prej orës 15 do të jete i bllokuar qarkullimi i mjeteve në bulevardin “dëshmorët e kombit” dhe rrugët lidhëse pranë kryeministrisë.
Forcat e policisë janë pajisur edhe me kundra gaz, ndërsa në gatishmëri do të qëndrojnë edhe autobotët me ujë për të shpërndare protestuesit nëse do të këtë akte dhune. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar personat problematikë që do të tentojnë të cënojnë sigurinë publike./abcnews.al