Argjentina arriti të fshijë disfatën nga Arabia Saudite, me fitoren ndaj Meksikës, dhe po përgatit për ndeshjen tjetër.
Që kjo të ndodhë sigurisht që do të duhet të mposhtë Poloninë në ndeshjen e fundit që të mos varet nga rezultati i ndeshjes së arabëve ndaj meksikanëve.
Pas trepikëshit të mrekullueshëm ndaj Meksikës me 2-0, Emiliano Martinez citoi deklarata ku iu referua dramës personale që po përjetonte ditët e fundit, duke thënë se humbja nga Arabia Saudite e ndikoi veçanërisht në atë psikologjik.
“Kam vuajtur shumë këto ditë. Po flisja me një psikolog sepse në ndeshjen kundër Arabisë Saudite ata bënë dy goditje në portë dhe unë pësova dy gola. Unë kam 45 milionë argjentinas pas meje dhe duhet të kisha dhënë më shumë”, tha Martinez , i cili mbajti portën e pastër ndaj Meksikës dhe i dha siguri dhe besim skuadrës së tij.