Mancini: Komplimente Shqipërisë, bëri një ndeshje të mirë dhe ka lojtarë me kualitet

Roberto Mancini lavdëroi Shqipërinë, pas ndeshjes miqësore që Italia e luajti kundër Kombëtares Shqiptare.

“Azzurrët” triumfuan me rezultatin 1:3, në ndeshjen që u zhvillua sonte në stadiumin “Air Albania”

Mancini pas ndeshjes tha se Shqipëria bëri paraqitje të mirë dhe se e dinin që “Kuqezinjtë” kanë kualitet.

“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, i bëj komplimente”, tha ai për “Supersport”.
Përzgjedhësi i Italisë gjithashtu e falënderoi Shqipërinë që i bëri ftesë për të zhvilluar këtë ndeshje miqësore.