Manchester City është befasuar nga Brentford në fundin e lojës, ku ekipi mik ka fituar me rezultatin 1-2.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë të cilët befasuan ekipin e Guardiolës në minutën e 16-të me anë të Toney.
Në fund të pjesës së parë, në minutën e 46-të, City barazon shifrat me anë të Foden, pas një asistimi nga Akanji.
Pjesa e dytë ishte totalisht e dominuar nga djemtë e Guardiolës, por edhe pse kërcënuan disa herë portën e Brentford, nuk mundën të gjenin golin e avantazhit.
Por, Brentford ka bërë mrekullinë në minutën e 98-të të ndeshjes, ku Toney shënon golin e dytë personal dhe të fitores për ekipin e tij.
Kjo humbje ka bërë që City të qëndrojë 2 pikë pas Arsenalit, edhe pse Arteta momentalisht është një ndeshje më pak.