Këtu do të keni gjithçka çka dihet deri me tani se kush do të përformojë në Katari 2022, derisa deri me tani në këtë eveniment ka refuzuar të këndojnë dy yjet më trendi të muzikës pop, Dua Lipa dhe Shakira
Botërori 2022 ka vetëm pak ditë dhe pritjet tashmë janë të dukshme ku tifozë nga tërë Bota kanë shkuar në Botëror për të parë skuadrat e tyre. Ky është edicioni i 22-të i garës më të madhe të futbollit në botë dhe për herë të parë është paraparë që të luhet në muajt e dimrit të hemisferës veriore.
Krahas golave të bukur që pritet të shënohen, momentet individuale artistike dhe ndeshjet dramatike, Botëqrori shquhet edhe për ceremonitë hapëse që kanë kapur imagjinatën e publikut – e ku ndonjëherë ka pasur edhe polemika për to. Afrika e Jugut 2010 u përcoll me muzikë dhe vallëzim kulturor, me një brumbull të madh që driblonte topin Jabulani të Botërorit në fushë. Në SHBA 1994, amerikanët organizuan një shfaqje paksa djallëzore duke shfaqur kokën e secilit vend pjesëmarrës në kampionat.
Por, si do të jetë ceremonia hapëse e Katarit dhe kur do të mbahet?
Ceremonia e Botërorit 2022 do të mbahet këtë të diele më 20 nëntor. Ceremonia priteët që të fillojë në orën 3 sipas kohës tonë. Do të transmetohet para ndeshjes që do të luhet në mes të Katarit dhe Ekuadorit, e cila do të fillojë në orën 17:00 sipas kohës sonë.
Ceremonia ishte paraparë që të fillojë më 21 nëntor, por u shtye një ditë më parë me vetëm një ndeshje hapëse. Kjo për ta vazhduar traditën që ndeshjen e parë ta luajnë vendi mikëpritës ose kampioni Botëror, transmeton GazetaExpress.
Ku do të mbahet ceremonia hapëse e Botërorit?
Ceremonia e Botërorit do të mbahet në stadiumin Al Bayt në Al Khor që ka kapacitet prej 60 000 ulëseve. Stadiumi është njëri nga stadiumet e ndërtuar për Botëror dhe është hapur në nëntor 2021. Stadiumi Al Bayt do të presë gjashtë ndeshje, përfshirë një ndeshje të 1/8-ës së finales dhe një gjysmëfinale të kësaj gare.
Kush do ta hap ceremoninë e Botërorit?
Nuk dihet ende në detaje se kush do të këndojë, por ajo që dihet është se Jungkook nga BTS do të jetënë skenë. Më 12 nëntor, llogaria zyrtare e BTS në Twitter lajmëroi që Junkook do të jetë njëri prej atyre që do të këndojnë në ceremoninë hapëse të dielën.
Ai po ashtu ka konfirmuar se ka kontribuar me këngën zyrtare të kësaj gare. “Krenar të ju lajmëroj që Jung Kook është pjesë e këngës së FIFA World Cup Qatar 2022 Soundtrack dhe do të këndojë në ceremoninë hapëse të Botërorit. Qëndroni në linjë”, ka shkruar ai në këtë postim.
Pavarësisht kësaj, përmbajtja e koncertit dhe ceremonisë ende nuk është konfirmuar. Ajo që dihet deri me tani është se në këtë ceremoni kanë refuzuar të këndojnë Dua Lipa dhe Shakira. Dua Lipa për shkak të shkeljes së të drejtave të garave.
Kujtojmë që në Rusia 2018, ceremonia hapëse u bë nga ish legjenda e Brazilit, Ronaldo, maskota zyrtare e kampionatit ishte Zabikava dhe një maskotë fëmije, e cila u shfaq para fillimit të ndeshjes së parë të garës.
Kjo ishte përcjellë me fjalimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të FIFA-së, Gianni Infantino. Robbie Williams këndoi disa nga këngët hit të tij, ndërkohë që kënga e Botërorit u krijua nga Nicky Jam, Will Smith dhe këngëtarja kosovare, Era Istrefi dhe titullohej “Live it Up”.
#JungkookAtFIFAWorldCup pic.twitter.com/yioHk1qND2
— 전 정국 이올시다 (@jungkookjk26) November 12, 2022