Kjo është e vërteta e unazës në gishtin e Sarah Berishës

Sarah Berisha ndau dje një foto ku dukej dora e saj me një unazë në gishtin e fejesës. Jo vetëm kaq! “Ajo tha po,”-shkruante Berisha krahas imazhit.

Epo me të gjitha këto detaje të gjithë menduan se ndoshta PM, i kishte propozuar blogeres. Por, e vërteta qëndron ndryshe.

Burime për “Prive” saqrojnë se gjithçka është bërë në kuadër të një loje në emisionin e kësaj të diele në “Zemër Luana”, ku çifti janë të ftuar.

Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur më herët për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.
Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.