Ish lojtari i Shkëndijes: Gjithë bashkë ti themi STOP urrejtjes mes dy tifozerive

Shqiptari se ka zakon të sulmojë në shtëpi të vetë as armikun! Mos flasim për vëllaun e kombit dhe fesë.

Dje në Çair, më herët në Tetovë, e akoma më herët sërish në Çair…. Si ka nisur, gjendja përkeqësohet dhe pasi fatmirësisht deri tani nuk ka të lënduar, është momenti gjithë bashkë ti themi STOP urrejtjes mes dy tifozerive.

Jam shkupjan që pjesën më të bukur të karrierës kalova në Tetovë. Dy qytetet i ndjej si të miat, ashtu si gjitha qytetet tjera shqiptare. Të gjithë shquhen për burrëri e tradita kombëtare e fetare. Duhet vetëm burrat të dalin mbi ndividët që kanê humbur rrugën në obor!

Kush e filloi e kush e vazhdoi nuk ka rëndësi, tani duhet vetëm gjithë bashkë t’i themi STOP kësaj urrejtje të shfrenuar.

Besoj fuqishëm dy palët të reflektojnê, fjalën e veprat t’i marrin në duar burrat e vërtetë!

Po e bëmë këtë, jam i sigurtë se ngjarjet e djeshme nuk do përsëriten kurrë dhe nga ndeshja e ardhshme spektakli do të jetë i garantuar në terren i tribuna!