“Ibra tha se urrente vetëm 3 ose 4 persona në karrierën e tij dhe njëri prej tyre ishte Cavani”

Zlatan Ibrahimovic e urrente Edinson Cavanin kur luanin së bashku te Paris Saint-Germain, zbuloi ish-bashkëlojtari i Zlatan te LA Galaxy.

Ibrahimovic dhe Cavani mbërritën në Paris një vit diferencë. Ata luajtën 107 ndeshje së bashku, fituan tre trofe të Ligue 1. Por sipas Mikael Sianit, i cili luajti me Ibrën në SHBA, suedezit nuk i pëlqente Cavani.

“Ai më tha se trajneri Laurent Blanc në PSG është mirë. I vetmi person me të cilin nuk shkoi mirë ishte Cavani”, tha Siani për RMC Sport.

“Ai tha se urrente vetëm tre ose katër persona në karrierën e tij… Dhe njëri prej tyre ishte Cavani. Nëse je i afërt me Cavanin, Ibra nuk e pëlqen. Ose je me Ibrën ose je kundër tij”, shtoi francezi.

Si Cavani ashtu edhe Zlatan shënuan më shumë se 100 gola për PSG-në dhe më pas bënë të njëjtin hap në karrierën e tyre, vetëm me një diferencë prej 4 vitesh, ata kaluan falas te Manchester United.