Haradinaj: Qeveria ta pranojë se ka dështuar me vendimin për targat, t’i thotë po kërkesave të Amerikës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar Qeverisë të shqyrtojë edhe një herë vendimin për targa dhe ta sheh se ku është gabimi që kjo nuk po funksionon.
“Qeveria duhet ta analizojë edhe një herë mirë planin e vet, nëse e sheh që plani i saj për tagra është i suksesshëm dhe po jep efekt, le të na tregojë se ku janë këto rezultate. Le të na tregojë se cila është kundërvlera që ki ka thënë jo kërkesës së Amerikës”, tha Haradinaj.
“Nuk është marre të pranohet që plani për targa nuk po shkon si duhet”, shtoi ai.