Haradinaj largohet nga takimi me Kurtin/ Kreu i AAK zbulon arsyen e këtij vendimi

Haradinaj është larguar i pari nga takimi, ndërsa në një postim në rrjetin social Facebook ka dhënë edhe arsyet e këtij vendimi.

Ai shkruan se Kurti nuk po i sqaronte ata se përse kishte prishur raportet me SHBA në një moment delikat për Kosovën.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, shkruan Haradinaj.