Gazetari francez: Camavinga nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Francës

Gazetari i njohur francez Julien Laurens ka cicëruar në Twitter se mesfushori i Real Madridit, Eduard Camavinga nuk pritet të jetë në mesin e lojtarëve të ftuar në Kombëtare

Ethet e Botërorit kanë filluar dhe befasi pritet të këtë edhe në listën e Francës.

Derisa nesër pritet që të shpallet kjo listë, ashtu siç ka paralajmëruar trajneri i Francës – që janë kampion Botëror në fuqi – mesfushori i Real Madridit Camavinga nuk do të ftohet.

“Përditësim në lidhje me skuadrën e Didier Deschamps në Botëror: Ferland Mendy, Upamecano dhe Veretout do të ftohen. Nuk ka vend për Digne apo Camavinga. As për një sulmues të tetë”, ka shkruar ai në Twitter.