Ai do të jetë gara më e shtrenjtë në histori, pasi që Katari ka investuar afërsisht 200 miliardë dollarë për ta mirëpritur atë. Regjimi i vendit është duke u hetuar për mënyrën se si arritën ta organizojnë ata garën, por ka akuza edhe për vdekje të punëtorëve dhe thyerje te të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, shumica e yjeve të futbollit në këtë garë do të jenë nga Premier Liga, e cila dominon me lojtarë të ftuar në Kombëtare.
Cila ligë në Europë ka më së shumti futbollistë të ftuar në Katari 2022?
Premier Liga është liga që ka më së shumti futbollistë të ftuar në Botëror, me gjithsej 134 futbollistë. Manchester City ka të ftuar 16 futbollistë në këtë garë, përcjellë nga rivali i tyre i qytetit, Manchester United, 14 futbollistë.
La Liga Santander ka 84 futbollistë të ftuar në Botëror, me Barcelonën dhe Real Madridin që prezantohen nga 16 respektivisht 13 futbollistë. Megjithatë, ka skuadra që nuk kanë të ftuar ndonjë futbollistë në këtë garë, të tillë si Girona dhe Elche.
Kjo dallon nga Premier Liga ku të gjitha skuadrat kanë së paku një lojtarë të ftuar në Botëror.
Bundesliga rënditet e treta me 73 futbollistë të ftuar në Katar, por ata kanë një skuadër që ka më së shumti të ftuar dhe që dihet, ajo është Bayern Munchen më 17 të ftuar.
Liga gjermane përcillet nga Serie A (66) dhe Ligue 1(52), me MLS që është një ligë jo europiane e që ka të ftuar 35 futbollistë.
Kush janë futbollistët më të rinj dhe më të vjetër të ftuar në Botëror?
Portieri i dytë i Meksikës, Alfredo Talavera është futbollisti më i vjetër i garës pasi që ai ka mbushur 40 vjet më 18 shtator. Në anën tjetër, më i riu është 18 vjeçari Youssoufa Moukoko që do të jetë futbollisti më i ri në Katar?
Kush janë futbollistët më të vjetër dhe më të rinj të Premier Ligës dhe La Ligës që luajnë në Botëror?
Në moshën 18 vjeçare, mesfushori i Barcelonës Gavi është futbollisti më i ri që prezanton La Ligën në Botëror, me Luka Modricin e Real Madridit që është më i vjetri më 37 vitet e tij.
Futbollisti i Manchester United, Facundo Pellestri (mosha 20 vjeçare) është futbollisti më i ri i Premier Ligës në garë, me mbrojtësin e Chelseat dhe Brazilit Thiago Silva (38) që është më i vjetri i ftuar për ta përfaqësuar vendin e tij.
Vetëm Irani ka më pak së 26 futbollistë
Irani është e vetmja skuadër e cila nuk i ka ftuar 26 futbollistë, pasi që Carlos Queiroz ka ftuar 25 të tillë.
Në anën tjetër, vetëm Tunizia dhe Zvicra janë skuadrat që kanë ftuar katër portierë në skuadrat e tyre, kurse Danimarka ka ftuar vetëm dy portierë kurse 24 futbollistët e tyre janë lojtarë fushe.