Ftesa e Kurtit, pas Haradinajt edhe Memli Krasniqi shkon në takim

Ftesës për takim nesër në mëngjes nga kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

“Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, ka thënë ai.
Pjesëmarrjen e Ramush Haradinajt më herët e konfirmoi edhe AAK.