Franca mposht Danimarkën dhe siguron kalimin tutje në Kupën e Botës

Franca ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Grupin D të Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Gjelat” triumfuan këtë të shtunë ndaj Danimarkës për të siguruar kështu kalimin për në fazën tjetër.

Ndeshja e zhvilluar në “Stadium 974” përfundoi me rezultatin 2:1.
Kylian Mbappe ishte vendimtar në fitoren e francezëve, pasi shënoi të dy golat.

Sulmuesi i PSG-së shënoi në minutat 61 dhe 86.

Andreas Christensen e shënoi golin e vetëm për danezët, në minutën e 68-të.

Franca vazhdon të jetë lidere në grup me 6 pikë, tri më shumë se Australia që renditet e dyta.

Danimarka është e treta me një pikë, sa ka edhe Tunizia si e fundit.

Kështu, Franca është kombëtarja që ka siguruar kalimin për në 1/8 e finales nga Grupi D.