FOTO/ Plagosi kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin, ky është autori


Abc ka siguruar foton e Orges Xhelilit, autorit të dyshuar të plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi.

I plagosur mbeti edhe shoferi i Kokoneshit, Gazmir Bullari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë.

Dy të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar, ndërsa Xhelili u shoqërua në komisariat.

Ngjarja ndodhi pas një debati mes Kokoneshit dhe Xhelilit, ndërsa Bullari tentoi që t’i ndante.

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/