Fjolla Morina e humb “nënën” e saj të dytë

Këngëtarja Fjolla Morina ka humbur një njeri të shtrenjtë për të.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram. Në një story Fjolla shkruan:

“Zemra ime. Kurrë në jetë nuk kisha dashur ta bëj këtë postim për ty, kështu siç po e bëj sot. Po Zoti e paska shkruar kështu. Zoti te shpërbleftë në lule të parajsës.”
Në postimin pasues Fjolla shkruan se personi që ka humbur ka qenë si nënë e dytë për të dhe se nuk do t’i harrojë kujtimet që kanë bashkë.

“Zemrën ma theve. Ke qenë nëna ime e dytë dhe kurrë nuk do t’i harroj kujtimet e mira me ty.”- shkruan Fjolla.

Kujtojmë se Fjolla Morina ka hedhur pas lidhjen e saj me Fisnik Sylën dhe është më e dashuruar se kurrë.