Komisioni i Garave pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në një seancë të jashtëzakonshme me rastin e incidentit në ndeshjen në mes FC Shkupit dhe Shkëndijës, në çerekfinales të Kupës së Maqedonisë, ka marrë vendim që skuadra e FC Shkendija të fitojë përballjen në Çair me rezultat zyrtar 3-0.
Terreni i FC Shkupit, stadiumi në Çair, është pezulluar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Parë dhe Kupës së Maqedonisë.
FC Shkupi më tej është dorëzuar Komisionit Disiplinor të FFM-së.
Ndërkohë FC Shkupi duhet të paraqes një fushë tjetër për të luajtur ndeshjet nikoqire të paktën 100 kilometra larg stadiumit Çair në Shkup.