Era e fuqishme lë në errësirë disa fshatra në Gjirokastër

Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga erëra të fuqishme dhe shira me intensitet deri në mesatare, e për pasojë OSHEE ka ndaluar shpërndarjen e energjisë eklektike në disa njësive administrative.

Momentalisht janë pa energji elektrike: Njësia Administrative Luftinjë, bashkia Memaliaj, Njësitë Administrative Dragot dhe Kurvelesh, Bashkia Tepelenë, Njësia Administrative Cepo, Picar, Lunxeri, Bashkia Gjirokastër, Njësia Administrative Dropulli i Sipërm është pjesërisht pa energji elektrike dhe Njësia Administrative Ballaban, bashkia Këlcyrë.

Bëhet me dije se grupet e OSHEE janë në terren të cilat punojnë për rikthimin e energjisë.

Gjithashtu raportohet se në Njësinë Administrative Picar, në rrugën Kolonjë-Picar për shkak të rënies së inerteve kalohet me vështirësi.