Ensar Musliu nga Tetova parashikon finalen e Botërorit në Katar mes Gjermanisë dhe Francës

Futbolli nuk është i bukur vetëm në fushën e lojës por kudo.Atë e bëjnë të tillë tifozët që nuk njohin moshë.Në rastin tonë kemi një parashikues që është fare i vogël por që ka zgjedhur përmes një vizatimi të parasheh madje edhe finalistët e këtij kompeticioni të madh informon Tetovasot.
Edhe pse në Katar Reprezentacioni i Gjermanisë në ndeshjen e parë pësoi humbje nga Reprezentacioni i Japonisë me rezultatin 2:1 një fans i Gjermanisë nga Tetova shprehet se gjermanët dijnë të befasojnë edhe pse kanë mungesë të rezultateve .Në ndeshjen e dytë sipas tij do jetë një tjetër sfidë në favor të kombëtares të drejtuar nga Flick.Sipas tij në ndeshjen e dytë ata do të befasojnë me reprezentacionin e Spanjës që do të takohen në ndeshjen e nesërme. Ensari përmes një ilustrimi ose më saktë një vizatimi nga dora e tij mund të shihet vetë se për cilën kombëtare bëhet fjalë .Parashikimi e Ensarit është kombëtarja që ka fituar katër herë Kupën e Botës dhe është njëra ndër fuqitë e futbollit botërorë siç është Gjermania që parasheh një finale të madhe me atë të Francës që është kampione në fuqi.
Futbolli është sport masiv që interpretohet nga shumëkush dhe Ensari është njëri prej tyre që ka një parashikim dhe një dëshirë të tij në këtë drejtim.Ts