Dikur punonte në Fast Food, tani merr 20,000 dollarë në muaj duke shitur foto

Një grua kaloi nga fitimi prej 610 £ (700 dollarë) në muaj në 17,400 £ (20,000 dollarë) duke shitur foto në OnlyFans.

Christine Bright, 25 vjeç, iu bashkua platformës në mars 2021 pasi u “sëmur” nga shpërndarja e burgerëve për pagë të ulët.

Faqja e saj u hap dhe ajo shpejt fitoi mjaftueshëm për të shpresuar që të dilte në “pension” në moshën 40-vjeçare.

Ajo ka fituar deri më tani 269,000 £ (300,000 dollarë), ndërsa shijon pushimet luksoze dhe jetën në vilën e saj buzë detit me dy qentë e saj.
Modelja gjithashtu krenohet me 138 mijë ndjekës në faqen e saj në Instagram.

Christine, e cila ka lindur në Kazakistan, është rritur në Japoni dhe tani jeton në Turqi, ishte mësuar me jetën luksoze duke u rritur pasi nëna e saj u martua me një burrë të pasur, transmeton oranews.

Por kur ajo mbushi 16 vjeç, asaj iu desh t’i thoshte lamtumirë shtëpisë së madhe, super makinave dhe shkollës private dhe të kthehej në Kazakistan – të cilin ajo e përshkruan si “zbritje nga mali në moçal”.

Ajo vazhdoi studimet e saj dhe u transferua në Turqi, por përfundoi duke punuar një punë me pagë të ulët në një restorant burgerash, duke fituar vetëm 610 £ (700 dollarë) në muaj për 18 orë në ditë.