Këngëtarja Dafina Zeqiri është njëra prej VIP-ve që ka reaguar për rastin që ndodhi në Pejë, ku në një azil të pleqve disa vajza rrahën një të moshuar
Rasti i rrahjes së një të moshuare në një qendër azili në Pejë për të moshuar ka tronditur opinionin kosovar sot dhe kjo ka shkaktuar reagimin edhe të skenës muzikore kosovare.
E fundit që ka reaguar në këtë rast ka qenë Dafina Zeqiri, e cila ka mbetur e shokuar me pamjet që vinin nga Peja.
“O Zot sa nervoz po bona! S’pom besohet çka është duke ndodh! S’po me besohet që po i keshet çikave për rreth? S’po flas çka i kisha bo krejt këtyre qikave”, ka shkruar Dafina në njërën prej postimeve të saj.
Ajo po ashtu ka publikuar emrat e tri vajzave që ishin të involvuar në këtë skandal që ka tronditur tërë shoqërinë kosovare.