Çmenduria për futbollin! 2 tifozë francezë kaluan tre muaj duke udhëtuar drejt Katarit me biçikletë (foto)

Dy tifozë të ‘çmendur’ për futbollin, Mehdi Balamissa dhe Gabriel Martin udhëtuan nga Franca në Katar me biçikletë. Duket e pabesueshme, por ata kaluan plot tre muaj duke udhëtuar 7,000 kilometra me biçikletë për të arritur në Katar 2022 dhe për të parë Francën.

“Ishte një ide e çmendur, por ne jemi lloji i njerëzve që kemi ide të mëdha dhe nuk pendohemi,” tha Balamissa, teksa të dy folën për CNN Sport një ditë pasi mbërritën në destinacion.

Dyshja nisën udhëtimin e tyre të madh në Stade de France në Paris, shtëpia e kombëtares franceze dhe përfunduan në stadiumin Lusail, vendi që do të presë finalen në Katar 2022.

Edhe vitin e shkuar, ata udhëtuan me biçikletë nga Franca në Itali për të parë vendin e tyre duke luajtur në Ligën e Kombeve të UEFA-s vitin, ndërsa këtë vit ata donin të testonin veten me një udhëtim shumë më të gjatë.

Pas mbërritjes, Federata Franceze e Futbollit (FFF) i ka ftuar ata të takojë ekipin dhe u ka siguruar biletat për të tre ndeshjet e saj.

Dy çiklistët hasën shumë probleme gjatë rrugës, duke përfshirë ndërrimin e disa gomave. Ata ‘luftuan’ përmes nxehtësisë së shkretëtirës në Arabinë Saudite, si dhe zonave pyjore të përmbytura në Hungari, ndërsa bënë rrugën e tyre për në Katar, duke u ndalur në kampingje, shtëpiza dhe hotele për të fjetur.

Teksa i afroheshin destinacionit të fundit, atyre iu bashkuan rreth 20 çiklistë francezë dhe katar.