Chelsea humbet edhe nga Newcastle

Chelsea nuk po arrin që të këndellet në Premier Ligë, duke regjistruar rezultatin e pestë negativ në pesë ndeshjet e fundit. Sonte, Blutë e Londrës u mposhtën në St James Park nga Newcastle. Willock (67’) ishte realizatori i vetëm në këtë ndeshje

Chelsea vazhdon me paraqitje të dobëta në Premier Ligë këtë sezon. Skuadra e Graham Potter është duke kaluar në një formë tepër të dobët, derisa ky është rezultati i tyre i gjashtë i dobët në ndeshjet e fundit, pesë në Premier Ligë.

Pjesa e parë i takoi tërësisht Newcastle United, të cilët dominuan ndeshjen por nuk ishin në gjendje që të shndërronin këto aksione në gola.

Megjithatë, goditja e parë në ndeshje u bë nga sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili arriti që të bëj një goditje në portë në minutën e 35-të.

Pjesën e dytë ishte shumë e hapur, me të dyja skuadrat që vazhdimisht kërkonin golin e epërsisë.

Goli i parë do të vinte në këtë ndeshje në minutën e 67-të.

Almiron bëri një depërtim të mirë para zonës dhe si rastësisht pason të Joseph Willock që shënoi për epërsinë e vendasve në këtë ndeshje.

Goli rezultoi të jetë i fitores për Newcastle United të cilët tani janë në vendin e tretë të Premier Ligës me 30 pikë, një më shumë se Tottenham që është në vendin e katër.

Chelsea në anën tjetër do të hyjë në dimër në pozitën e 8 të Premier Ligës.

Kujtojmë se Premier Liga kthehet me datën 26 dhjetori ku Chelsea do të luanë në shtëpi kundër AFC Bournemouth më 27 dhjetor kurse Newcastle kundër Leicester si mysafir.