Buffon zgjedh Kombëtaren që do të bëjë tifo për ta fituar Botërorin

Italia nuk është në Botërorin e Katari, por kampioni i Botës më 2006, Gianluigi Buffon ka thënë se ai do të bëjë tifo për një skuadër shumë speciale në këtë garë

Portieri i Parmës, i cili vazhdon të luajë ende në Serie B dhe sapo ka festuar 45 vjetorin e lindjes, ka folur për media pasi u takua me Papën Francis për ta përgatitur një “Ndeshje për Paqe” në romë.

“Si zakonisht, kur Italia nuk është aty, përpiqem që t’i ndjek skuadrat ku luajnë shokët e mijë të skuadrës apo miqët, apo ata të cilët tradicionalisht nuk janë favorit”, tha Buffon.
“Në këtë rast, kombi që do ta përkrah në Botëror është Kameruni. Ata kanë një vend të veçantë në zemrën time”.

Buffon ka vendosur që të jetë portier pasi kishte parë një ndeshje të Kamerunit në Botërorin e vitit 1990 dhe ishte inspiruar nga portieri i tyre, Thomas N’kono.

Ai i është shumë mirënjohës kësaj figure madje ai e ka emëruar edhe djalin e tij, Thomas, për ta nderuar N’Kono.

Shteti afrikan garon në Botëror në Grupin G bashkë me Zvicrën, Serbinë dhe Brazilin.

Portieri i tyre i tanishëm luan në Serie A për Interin, pra Andre Onana.

Buffon ka kontratë me Parmën e cila skadon në qershor të vitit 2024 dhe nuk e ka ende në plan që t’i varë dorëzat e tij.

“Për momentin ende me pëlqen të jem në fushë dhe mendoj se jam duke e dhënë kontributin tim. Kur nuk jam në gjendje që të luajë më apo ta motivoj veten në këtë nivel, mendoj se do të bëjë diçka që do të më kënaq”.

“Nuk kam ide nëse do të jem trajner apo drejtor, ka të bëjë më shumë me parapërgatitjet dhe për të mësuar më shumë për këtë gjë”.