Brazili “luan samba” me Serbinë

Brazili ka shënuar fitore të lehtë ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të fazës së parë të grupeve në Kampionatin Botëror.

Latino-amerikanët fituan me rezultat të pastër 2:0 ndaj Serbisë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola të shënuar, por me një dominim total të brazilianëve.

Kurse, në të dytën, u thye edhe mbrojtja serbe.

Richarlison fillimisht realizoi në minutën e 62-të pas asistimit të Vinicius Junior.

E kjo dyshe kombinoi edhe në golin e dytë të shënuar në minutën e 73-të të ndeshjes.

Richarlison shënoi në mënyrë akrobatike, duke e realizuar golin më të bukur të Botërorit deri më tani.

Me këtë fitore, Brazili prin në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë.

Në të tretin gjendet Kameruni pa pikë, kurse grupin e mbyll Serbia që po ashtu nuk ka pikë.