Karim Benzema ende nuk është në formën më të mirë dhe në mënyrë të pashmangshme duke pasur parasysh se Kupa e Botës është shumë pranë, ai po përpiqet të menaxhojë veten.
“AS” në fakt raporton se sulmuesi francez ka munguar sërish në stërvitjen e Real Madrid dhe sipas lajmeve të fundit ai nuk do të marrë pjesë as në ndeshjen e nesërmne në kampionat ndaj Cadiz.
Disa thonë se thjesht Benzema i ka bërë kërkesë Ancelottit që të mos aktivizohet në ndeshjet e fundit të kampionatit deri në pushim, pasi I frikësohet një dëmtimi që mund ta linte jashtë Kupës së Botës.