Bayerni deklason Werder Bremenin dhe regjistron fitoren e pestë radhazi në Bundesligë

Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e pestë radhazi për të vazhduar kështu edhe me kryesimin në tabelën e Bundesligës.

“Bavarezët” shënuan fitore bindëse kundër Werder Bremenit sonte, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” u mbyll me rezultatin 6:1.
Serge Gnabry shkëlqeu në këtë përballje duke realizuar het-trik. Ai shënoi në minutat 22, 28 dhe 82.

Jamal Musiala (6’) dhe Mathys Tel (84’) shënuan golat tjerë për fitoren e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

Golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Anthony Jung (10’).

Bayerni pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, kurse Werder Bremeni është i shtati me dhjetë pikë më pak.