Barcelona është e gatshme ta lejojë sulmuesin holandez Depay që të largohet, madje që në janar.
Sulmuesi ka qenë pothuajse i gatshëm të largohet që në merkaton e janarit, por afati mbaroi dhe ai mbeti në Camp Nou.
Ish-bomberi i Lyon nuk ka vend në formacionin titullar të Xavit dhe as në planet e klubit. Kontrata e Depay skadon në fund të sezonit, por ai është në gjendje të bisedojë me klube të tjera në janar që të lidhë një parakontratë.
Barcelona e vlerëson 28-vjeçarin të paktën 5 milionë euro, një shifër tepër e ulët në krahasim me sa ka qenë disa vite më parë.