Barcelona u shkëput në krye të La Ligas pas humbjes së mbrëmshme të Real Madridit nga Rayo Vallecano, 2:3.
Nuk kishte ndodhur qe dy vjet, më saktësisht që nga 29 shtatori i vitit 2020, që katalunasit të shkëputen ndaj madrilenëve.
Dhe, “Blaugrana” kanë dashur ta festojnë në mënyrë të veçantë këtë arritje me dy fotografi emblematike, duke i provokuar rivalët e përbetuar.
Pas përfundimit të lojës nga gjyqtari Martinez Munuera, katalunasit e postuan një figurë duke buzëqeshur, të përcjellë nga një fotografi e Robert Lewandowskit të lumtur.
Të njëjtën gjë e bënë edhe disa minuta më vonë, kur e postuan fotografinë e trajnerit Xavi Hernandez, po ashtu duke buzëqeshur.
Mbetet të shihet nëse Barça do ta mbajë gjatë pozitën e lideres dhe ta fitojë titullin e kampionit në Spanjë.
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 7, 2022
M😃😃D pic.twitter.com/NnhDlEouja
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 7, 2022