Arta Nitaj e revoltuar për rastin e torturimit të moshuarës në Pejë: Psikopate, burgu është pak për ty
Një video e bërë virale në rrjetet sociale, shfaq disa infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë kur rrahin brutalisht një grua të moshuar.
Lidhur me këtë ngjarje ka pasur reagime të shumta nga krerë institucionalë, shoqëri civile, por edhe nga figurat e show bizit.
Modelja e njohur, Arta Nitaj përmes një postimi në InstaStory tha se burgu është pak për infermieren e cila e rrahu pacienten.
“Psikopate, burgu është pak për ty”, ka shkruar Arta.