Arsenali eliminohet nga Kupa e Ligës së Anglisë

Arsenali është eliminuar nga EFL Cup e Anglisë që në 1/16-ën e finales, pasi që është mposhtur me rezultat 1-3 nga Brighton & Hove Albion. Arsenali kaluan në epërsi me Nketiah (20’). Brighton reaguan dhe shënuan tre gola mandej. Welbeck (27’), Mitoma (58’) dhe Lamtey (71’) shënuan për mysafirët

Arsenali nuk do të luajë më në Kupën e Ligës së Anglisë pasi që është eliminuar nga skuadra e Brighton & Hove Albion.

Djemtë e Mikel Artetës erdhën në epërsi me golin e Nketiah në minutën e 20 të ndeshjes. Ishte një gol i mirë i anglezit i shënuar me të djathtën e tij pas asistimit të Nelson.

Por, Brighton reagoi për ta barazuar rezultatin 7 minuta më vonë me anë të Welbeck nga penalltia.

Në pjesën e dytë mysafirët ishin shumë më të mirë se Arsenali.

Mitoma do të shënonte një supergol në minutën e 58-të ndërkaq goli përfundimtar në këtë ndeshje shënohet nga Lamptey në minutën e 71-të, për ta kualifikuar në 1-8-ën e finales skuadrën e Brighton.